21.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Konjufca: Pa zbardhjen e krimeve të luftës as të rënët nuk prehen të qetë

- Advertisement -

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në fshatin Ribar i Vogël të Lipjanit, si dhe në fshatrat Makoc e Sharban të Prishtinës, njofton Kuvendi, transmeton Scanner.

 

Në Ribar, ku para 25 vjetëve forcat pushtuese serbe vranë 25 civilë shqiptarë, kryetari Konjufca, pas homazheve, takoi familjarë të të rënëve.

 

Me homazhe dhe kurora me lule kryetari Konjufca nderoi edhe të rënët e varrosur në kompleksin e varrezave në fshatin Makoc të Prishtinës, në të cilin prehen eshtrat e 93 shqiptarëve, në mesin e qindra të vrarëve e të masakruarve në rajonin e Gollakut gjatë pranverës së vitit 1999, në atë që njihet si njëra nga masakrat më të mëdha dhe më çnjerëzore që forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe kryen mbi popullatën civile shqiptare.

 

Duke ndarë dhimbjen me familjarët e të rënëve kryetari Konjufca theksoi se pa zbardhjen e këtyre krimeve dhe vënien e autorëve të tyre para drejtësisë, as të rënët për liri nuk mund të prehen të qetë në varret e tyre.

 

Nderime me rastin e 25 vjetorit të rënies, kryetari Konjufca bëri edhe te lapidari i dëshmorëve Dalip Alshiqi, Behxhet Brajshori, Enver Berisha, Besim Berisha dhe Mehmet Bala në fshatin Sharban të Prishtinës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit