Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarësisë së tyre.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Konjufca shkruan se është ditë ku kremtohet demokracia dhe fitorja e saj.
“Në këtë frymë, por në një kontekst tjetër, ShBA-ja vazhdon t’i prijë përpjekjes së aleancës së demokracive për ta ruajtur idealin e lirisë dhe barazisë së popujve, në luftën e pakompromis kundër autoritarizmit dhe pushtimit…Si popull dhe si shtet jemi të lumtur që i përkasim kësaj aleance demokratike, përkrah ShBA-së për të mbrojtur idealet dhe për të realizuar qëllimet tona të përbashkëta”, shkruan Konjufca.