Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u tha deputetëve të shumicës parlamentare të tregojnë nëse i kanë numrat për votimin e disa projektligjeve, apo jo, raporton Ekonomia Online.
Kjo pasi nuk po arrinin ta kalonin asnjë projektligj në mungesë të kuorumit, Konjufca u tha duke qeshur deputetëve të VV-së nëse i kanë numrat apo për ti votuar projektligjet ose për një sekondë do t’i dërgojë për në shtëpi.
“Ju kisha lut mazhorances tregoni ma shpejt a i keni numrat a jo se unë e di çka boj. Për një sekonda iu qoj në shptëpi”, ka thënë me humor ai para deputetëve