Kongresisti amerikan takon Osmanin e Abdixhikun në fillim të vizitës në Kosovë

- Advertisement -

Kongresisti amerikan, Keith Self ka takuar kandidatin për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidaten e kësaj partie për president, Vjosa Osmanin, në fillim të vizitës së tij në Kosovë.

Përmes postimi në Facebook, Osmani dhe Abdixhiku treguan se në këtë takim e kanë falënderuar atë për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self. Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”.

“Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti”, thuhet në postim.

Të ngjashme

Të fundit