9.7 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Konfirmohet qëndrimi i Lladrovcit se “falja e pagesës në pronë” do të ishte veprim i paligjshëm

- Advertisement -

Konfirmohet qëndrimi i z. Lladrovci se “falja e pagesës në pronë” do të ishte veprim i paligjshëm nga komuna, këtë e vëreton edhe Opinion ligjor nga Ministria e Financave e Punës dhe Transfereve

Deklarata e plotë e kryetarit Ramiz Lladrovci:

Falja e pagesës së tatimit në pronë është e paligjshme, konfirmohet edhe nga Opinioni ligjor i Ministrisë së Financave

Qytetarë të nderuar,

Sot, pranova përgjigje ndaj kërkesës time Opinionin Ligjor nga Departamenti ligjor i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Në Opinionin ligjor thuhet se “Pas shqyrtimit të kujdesshëm të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në pronën e Paluajtshme (në tekstin e mëtejmë: LTPP), ju informojmë se legjislacioni aktual nuk autorizon komunën për falje të pagesës së tatimit në pronë.

Ne kemi qenë të bindur, këtë tashmë e konfirmon edhe Opinioni ligjor se ne, përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të falur pagesën e tatimit në pronë me vlerë 100 euro për qytetarët e komunës tonë, ashtu siç ka propozuar Ministri, do të ishte veprim i paligjshëm.

Ashtu, siç e thotë edhe Opinioni ligjor i MFPT dhe sipas ligjit të cituar më lartë “pagesa në pronë është e detyrueshme”.

Opinioni ligjor thotë se “ju sigurojmë se Ministria e Financave e Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të barabartë për të gjitha palët e përfshira”, gjë e cila është e mirëpritur nga ana jonë, sepse, qytetarët e ngarkuar me norma të reja, kanë barrë të rëndë në situatën të cilën po e kalojmë.

Falënderoj stafit e MFPT për përgjigjen e shpejtë dhe profesionale e cila është ndihmesë e pakontestueshme për veprimet e mëtejme lidhur me këtë çështje të ndjeshme për neve si komunë dhe qytetarët tanë.

Premtimet populliste mund të duken interesante e të ëmbla për opinionin, por duhet të jenë të harmonizuara me ligjin, për të mos dalë edhe të paligjshme.

Me nderime,

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit