Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), sipas agjendës së paraparë, ka mbajtur takimin e 236-të me radhë, të jashtëzakonshëm, i cili është udhëhequr nga Zëvendëskryesuesi Veton Shabani.
Fillimisht, anëtarët e KPK-së trajtuan kundërshtimin e prokurores Fitore Sadikaj lidhur me moskonfirmimin e statusit të kandidatit për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Pas refuzimit të kundërshtimit, anëtarët e KPK-së miratuan listën përfundimtare me kandidatin Zejnullah Gashi për pozitën e lartcekur.
Tutje, KPK-ja miratoi listën prej 4 kandidatësh për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si në vijim: Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Atdhe Dema dhe Naim Abazi