Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

- Advertisement -

Në komunën e Rahovecit ka filluar zbatimi i projektit për mbulimin e sigurimit shëndetësor për fëmijët që vijojnë në çerdhet publike të qytetit.

Në emisionin “Fol me Arin”, kryetari i komunës, Smajl Latifi bëri të ditur se bëhet fjalë për 400 fëmijë, ndërsa shtoi se numri mund të rritet.

“Ne tashmë po e përmbushim këtë premtim, ose zotim publik. Ka filluar zbatimi i kontratës që ka të bëjë me mbulimin e sigurimit shëndetësor për fëmijët të cilët vijojnë në çerdhet publike të komunës së Rahovecit. Fjala është për 400 fëmijë, dhe numri i tyre mund të rritet”, u shpreh Latifi.

Të ngjashme

Të fundit