8.1 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Kompania nga Prishtina, e para në Ballkan që furnizon me beton objekte në lartësitë më të larta, si Burj Khalifa

- Advertisement -

Kompania kosovare Gitor Shpk, e njohur për tregtinë e xhamit, pronë e biznesmenit te njohur Bledian Ramadani, ka shënuar një arritje historike në tekonoligji të tregut regjional duke u bërë e para në Ballkan që mund të furnizojë me beton në lartësi rekord deri në 850 metra, mbi-ekuivalente me Burj Khalifën, ndërtesën më të lartë në botë.

Ky zhvillim është rezultat i një investimi të madh në teknologji të avancuar për pompat e betonit dhe sisteme të specializuara të transportit, të cilat lejojnë shpërndarjen e betonit në lartësi ekstreme pa humbje cilësie apo efikasiteti.

Kjo arritje vjen në një kohë kur kërkesa për ndërtim të lartë dhe inovacion në ndërtimtari po rritet në mbarë botën. Teknologjia e re e Gitor Shpk eliminon sfidat kryesore të pompimit të betonit në lartësi ekstreme, përfshirë çështjet e presionit, stabilitetit dhe kohës së forcimit të materialit.

Me këtë investim dhe zgjerim të kapaciteteve, Gitor Shpk ka vendosur themelet për një epokë të re të ndërtimit në Ballkan, duke e bërë të mundur realizimin e projekteve që deri më tani ishin të pamundura në këtë pjesë të Evropës. Ky sukses forcon më tej reputacionin e Gitor Shpk si një kompani lider në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë së materialeve ndërtimore në rajon, duke e vënë Kosovën në hartën e inovacionit të ndërtimtarisë globale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit