Komisioni shqyrton Ligjin për Specialen, Deliu: Ta rivotojmë sot ashtu siç është, LVV konsideron se s’lejohet amendamentimi i tij

- Advertisement -

Komisioni parlamentar për Legjislacion po shqyrton futjen në “procedurën e përshtatshme” për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komision, Blerta Deliu tha se e thirrën këtë mbledhje “për ta shqyrtuar vendimin e Presidentes” Justina Shiroka Pula, për ta kthyer ligjin në Kuvend.

Deliu tha se kanë pasur negociata me Lëvizjen Vetëvendosje “për mënyrën se si do ta trajtojmë ligjin në fjalë”.

“Ne jemi dakorduar që ta kalojmë ligjin. Megjithatë unë dua ta bëj të qartë që nuk kemi arritur dakordësi që të bëhen ndryshime në ligjin”, tha ajo.

Deputetja tha se kanë pasur “diskutime të ndryshme” sa i përket Rregullores së Kuvendit.

“Ne kemi besu që është e mundur të bëhet amendamentimi i ligjit në këtë fazë, kurse shumica parlamentare ka konsideru që nuk lejohen në këtë fazë të bëhet amendamentimi i ligjit”, tha ajo.

Prandaj, Deliu tha se “duhet ta procedojmë ligjin për miratim në Kuvend ashtu siç është”.

“Pastaj, ne do të nisim një proces të ri të amendamentimit të ligjit”, tha ajo.

Deliu sqaroi se sot do të rivotohet ky version i ligjit.

“Duhen 61 vota për ta miratuar ligjin dhe po ashtu për ta rrëzuar veton e Presidentes”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit