5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kokalari: Serbët kanë filluar të kenë profil pozitiv në ShBA

- Advertisement -

Shqiptaro-amerikani Gary Kokalari, i cili ishte pjesë e lobit shqiptar në ShBA nga vitet e 90-ta, tha se lobi shqiptar atje është dobësuar krahasuar me periudhën e luftës në Kosovë.

“Fillimisht nuk mendoj se shqiptarët e kanë pasionin e njëjtë, sepse në të kaluarën shqiptarët në Kosovë ishin të shtypur, tani jo, dhe kjo e ka marrë një pjesë të dëshirës besoj. Nuk e di nëse serbët janë duke lobuar më shumë, por është një gjë për të cilën njerëzit në Kosovë duhet të mendojnë”, tha Kokalari në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai u shpreh se serbët kanë filluar të kenë një profil pozitiv në Shtetet e Bashkuara.

“Mund të tingëllojë si budallallëk për disa njerëz, por serbët kanë filluar të kenë një profil pozitiv (në ShBA). Përse po e them këtë? Kanë lojtarët më të mirë në NBA, kanë lojtarët më të mirë në tenis, dhe njerëzit po e shohin se ata janë serbë, por Millosheviqi nuk është më askund. Ata po i shikojnë serbët dhe po thonë, ‘hej këta janë atletë të jashtëzakonshëm’, kështu që ata po fillojnë të kenë një profil më pozitiv dhe nuk e di a janë duke punuar kosovarët aq shumë”, tha Kokalari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit