Komiteti Olimpik i Kosovës ka folur për sukseset e ekipit kosovar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Në një postim në Facebook, KOK-u njofton se Kosova renditet e 24-ta në botë, por është e para ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor përsa i përket medaljeve të fituara në Paris.
“Në vendin e 24-të nga 206 ekipet Olimpike. Sukses se jo mahi!”.
“Ne kemi më shumë medalje se të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit. Deri tani, vetëm 43 shtete kanë fituar medalje!”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.