Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikatë dërguar medieve ka njoftuar se sot në ora 15:00 në selinë e AAK-së do të zyrtarizojnë marrëveshjen politike me partnerin që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të ketë konferencë shtypi nga dy liderët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Njoftimi i plotë
Të nderuara media,
Me fillim nga ora 15:00, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), koalicioni AAK-Nisma, zyrtarizojnë marrëveshjen politike me partnerin e ri që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të ketë konferencë shtypi nga dy liderët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Departmenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
AAK