6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Klubet arabe shënjestrojnë katër yje në Ligën Premier – përfshirë dy lojtarë të Man Utd

- Advertisement -

Klubet nga Arabia Saudite raportohet se kanë shënjestruar hiq më pak se katër yje të Ligës Premier para hapjes së afatit kalimtar veror.

Verën e kaluar, klubet arabe shpenzuan miliarda euro për të joshur disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit evropian për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.

Pasi Cristiano Ronaldo iu bashkua Al Nassr në janar të vitit 2023, yjet si Karim Benzema, Sadio Mane, Aymeric Laporte, Riyad Mahrez, Neymar gjithashtu bënë kalimin në Arabinë Saudite.

Teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror, është raportuar se klubet arabe po vështrojnë tregun në Ligën Premier përsëri.

Siç është raportuar nga The Telegraph, klubet arabe kanë targetuar katër emra të mëdhenj të futbollit anglez.

Lojtarët që mund të transferohen potencialisht në Arabi janë Alisson Becker, Ederson dhe dyshja e Manchester United, Casemiro dhe Bruno Fernandes.

Raporti shton se agjentët e Casemiros kanë mbajtur bisedime me klube të ndryshme në regjion dhe besohet se United do të ishte i gatshëm që ta shesë atë për ofertën e duhur.

Për më shumë, është raportuar se klubet arabe do të synojnë transferimin e të paktën 10 lojtarëve të mëdhenj këtë verë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit