Dje, Elijona reagoi përmes një postimi në Instagram, ku sqaroi se kishte qenë e angazhuar me familjen dhe mohoi çdo përfshirje në çështjet që po qarkullojnë rreth Klodit.
Ajo kërkoi gjithashtu që të mos krijohen drama apo teori pa bazë.
Sot, Klodi ka reaguar përmes një postimi në platformën X, ku ka folur për distancën e fundit dhe komentet që, sipas tij, kanë kaluar kufijtë.
“Nuk kam fol se nuk e kam pa të nevojshme shumë me u arsyetu për disa ditë distance. Ama keni fillu me urrejtje që nuk ka nevojë me u shpreh, sidomos ndaj Elit.
Keni marrë gjana jashtë kontekstit, pa ditë gjithçka për lidhjen tonë, për si i mendojmë ne gjërat si çift, edhe keni kriju teori edhe boll po më vjen keq, sidomos kur na njihni të dyve si njerëz.
Ju dua ama disa gjana po kalojnë limitet, leave Eli out of these things”, ka shkruar ai.
Me këtë reagim, Klodi duket se u është përgjigjur diskutimeve dhe teorive të fundit, duke kërkuar që Elijona të mos përfshihet në komentet dhe spekulimet që po qarkullojnë rreth raportit të tyre.





