Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë në Oslo.
Në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet një formacion i mundshëm për ndeshjen që luhet nga ora 19:00, shkruan indeksonline. Franco Foda i ka disa mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje, por pritet ta bëjë një formacion të “fortë” për përballjen ndaj Erling Haalandit dhe bashkëlojtarëve të tij.
Në mbrojtje pritet të jetë katërshja: Paqarada, Dellova, Rrahmani dhe Vojvoda.
Kurse në mesfushë, treshja: Idrizi, Berisha dhe Emërllahu.
Formacioni i mundshëm i Foda-s për ndeshjen miqësore sonte: