Kjo është data kur shpallet aktgjykimi ndaj Murselit, Plavës dhe Kokallës

- Advertisement -

 

Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë aktgjykimin në çështjen penale të vrasjes së Liridona Ademjt, në fillim të javës së ardhshme.

Më datë 21 prill në orën 13:30, është caktuar data për vendimin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, raporton Klankosova.tv

Familja e Liridonës ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, që i quajnë kriminelë, në seancën e sotme, ku janë dhënë fjalët përfundimtare.

Edhe Prokurorja e Shtetit, Javorka Perlinqeviq, i ka propozuar gjykatës, që grupi i akuzuar të shpallet fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm.

Në anën tjetër, Naim Murseli, i cili akuzohet se e ka organizuar vrasjen, e ka mohuar çdo përfshirje në rast, ndërsa mbrojtja e Plavës ka kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm, me arsyetimin se nuk ekzistojnë prova që e implikojnë në ngjarje.

Të ngjashme

Të fundit