Guvernatori i Kolorados Jared Polis, ka ulur dënimin me 110 vjet të Rogel Aguilera-Mederos në vetëm dhjetë vjet pas presionit të gjerë dhe protestave publike nga Kim Kardashian.
Të enjten, guvernatori ia ndryshoi dënimin me burg Aguilera-Mederos, i cili punonte si shofer kamioni në kohën e aksidentit fatal, duke e quajtur ‘të padrejtë’ dënimin e gjatë për një aksident rrugor fatal.
“Je dënuar me 110 vjet burg, në fakt më shumë se një burgim i përjetshëm, për një akt tragjik, por të paqëllimshëm”, shkruan Polis në një letër.
“Megjithëse nuk jeni i pafajshëm, dënimi juaj është joproporcional në krahasim me shumë të burgosur të tjerë në sistemin tonë të drejtësisë penale që kryen krime të qëllimshme, të paramenduara ose të dhunshme”.
Dënimi i ashpër i Aguilera-Mederos më 13 dhjetor tërhoqi kritika mes miliona njerëzve – duke përfshirë një jurist që e kishte shpallur fajtor dhe Kardashian – e cila ka mbetur e zëshme në kritikat e saj me dënimin.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Kardashian, e cila studion për drejtësi, kishte kërkuar një dënim më të vogël për Aguilera-Mederos.
Përplasja shkaktoi një shpërthim topi zjarri që dogji makina dhe kamionë, duke vrarë katër persona. Ai u dënua me 110 vjet.