10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Kica-Xhelili pas skandalit me shpenzimet e pushtetit: Më brutalisht se kaq nuk ka ndërhyrë kurrë askush

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas raportimeve që pushteti ka ndërhyrë në raportin e Audimit të Brendshme, ku janë ndryshuar shpenzimet në karburant.

Kica Xhelili ka thënë se ZKA e ka ndryshuar raportin zyrtarë vetëm që t’i përshtatet ministrit Hekuran Murati.

SI PO FALSIFIKON PUSHTETI DOKUMENTE QË T’I FSHEH 31 MILIONË EURO QË SHKUAN NË KARBURANT

Çka ndodhi sot?

Zyra Kombëtare e Auditimit, që është INSTITUCION I PAVARUR, e ndryshoi raportin zyrtar VETËM që t’i përshtatet Hekuran Muratit.” – ka shkruar ajo.

Tutje deputetja e LDK-së ka thënë se më qartë, më haptas, e më brutalisht se kaq nuk ka ndërhyrë kurrë askush.

Çka bën ZKA?

ZKA auditon ku shkon PARAJA PUBLIKE në institucionet publike. ZKA, në raportin fillestar tha që 31 milionë euro janë shpenzuar vetëm në KARBURANT.

Dokumenti është PUBLIK. Pasi që Hykmete Bajrami e tha këtë fakt publikisht, ZKA ndërhyu dhe e ndryshoi raportin për t’ia përshtatur propagandës së Qeverisë, DY MUAJ pasi që është publikuar verzioni fillestar. MË QARTË; MË HAPTAS, E MË BRUTALISHT SE KAQ NUK KA NDËRHYRË KURRË ASKUSH Ky është FALSIFIKIM i dokumentit zyrtar. Prokuroria duhet menjëherë ta hetojë këtë ndërhyrje dhe t’i ndjek akterët e përfshirë që kanë ndikuar në këtë falsifikim.” – ka shkruar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit