Kica-Xhelili: Lëvizja Vetëvendosje është ngritur në kriza, saherë nuk u shkon diçka në favor e shpikin një destabilitet

- Advertisement -

Doarsa Kica-Xhelili, e ftuar në Pressing në T7, tha se “nuk duhet mbyllur sytë ndaj gjuhës linçuese”, por as dhuna nuk arsyetohet, kur u pyet për zhvillimet në Skenderaj.

Ajo në Pressing në T7 u shpreh:

“Lëvizja Vetëvendosje është ngritur në kriza, në një dozë të destabilitetit. Saherë që diçka nuk shkon në favor të tyre, siç është fushata e LDK-së, ata e shpikin një krizë të re apo një destabilitet të ri..Sforcimi që nuk do duhej të ishte kaq eklatant, në kohën kur po flasim për çmime të larta e fatura të energjisë elektrike, po kthehet kjo temë…”, tha ajo.

“Agresiviteti mes PDK-së dhe VV-së, ata që shkaktojnë dhunë duhet të përgjigjen për dhunën që e shkaktojnë sikur ata që ushtrojnë gjuhë linçuese duhet të përgjigjen për gjuhën linçuese që e ushtrojnë”, deklaroi ish-deputetja.

Të ngjashme

Të fundit