KFOR uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Amerika, ndër shtetet kryesore kontribuuese në Kosovë

- Advertisement -

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, përmes një postimi të publikuar në faqen e tij zyrtare.

Në mesazhin e publikuar, KFOR vlerëson kontributin e SHBA-së në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë, duke theksuar se Amerika është një nga 31 shtetet që kontribuojnë me trupa ushtarake.

“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë amerikanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga 31 vendet që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftimin e publikuar nga KFOR.

Të ngjashme

Të fundit