FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

- Advertisement -

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesëtarë të Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), së bashku me partnerë amerikanë, kanë realizuar aktivitetin “Vrapi i Rreshter Majorit” në Parku i Gërmisë.

Aktiviteti u zhvillua nën moton “Run Together, Stronger Together”, duke simbolizuar partneritetin e fuqishëm, besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta që lidhin FSK-në me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas FSK-së, kjo ngjarje pasqyron angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale, si dhe thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në në të gjitha fushat.

Të ngjashme

Të fundit