13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

KFOR ka katërfishuar praninë në veri

- Advertisement -

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutas, kanë thënë se kanë katërfishuar praninë në veri të Kosovës.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Ultas ka thënë se pas rritjes së tensioneve vitin e kaluar, NATO-ja ka dërguar qindra trupa shtesë. Ai ka siguruar se KFOR do të vazhdojë të angazhohet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në mënyrë që të parandalohet një përshkallëzim i mundshëm i situatës.

“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. Ne jemi duke ndjekur nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës dhe posaçërisht në disa komuna atje, përmes një pranie të dukshme dhe fleksibile, që përfshin patrullime të rregullta dhe angazhim me komunitetet lokale. Pas rritjes së tensioneve vitin e kaluar, NATO-ja ka vendosur qindra trupa shtesë. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë edhe zonën përgjatë vijës administrative të kufirit. Misioni ynë aktualisht numëron rreth katër mijë e 600 trupa, nga 28 vende kontribuuese, duke përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni i KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Një nga përparësitë tona është të ndërtojmë marrëdhënie dhe të përpiqemi të kuptojmë shqetësimet e banorëve lokalë dhe perceptimin e tyre mbi sigurinë. Ky është çelësi për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe për të kontribuar në qëndrueshmërinë e rajonit. KFOR-i gjithashtu vazhdon të krijojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar përshkallëzimin dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sfidave të mundshme, duke përshtatur praninë tonë sipas nevojës, në përputhje me mandatin tonë. Ne vazhdojmë të veprojmë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, me të cilët ne bashkëpunojmë dhe bashkërendohemi në mënyrë të rregullt”, ka thënë Ultas.

Komandanti i KFOR-it, ka thënë se aktualisht ky mision përbëhet prej rreth 4 mijë e 600 trupash.

“Misioni jonë aktualisht përbëhet prej rreth katër mijë e 600 trupash, nga 28 vende, duke përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s. Megjithatë, ne vazhdimisht rishqyrtojmë praninë tonë dhe jemi gjithmonë të gatshëm ta ndryshojmë atë sipas nevojës ose sido që të jetë e përshtatshme. Pas tensioneve vitin e kaluar, NATO vendosi rreth një mijë trupa shtesë në Kosovë. Vendosja e këtyre trupave shtesë ishte një hap i kujdesshëm i ndërmarrë për të siguruar që ne mund të vazhdojmë të zbatojmë mandatin tonë për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Ultas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit