28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bajrami: Kurti do të tërhiqet edhe për dinarin

- Advertisement -

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të tërhiqet nga qëndrimi i tij për dinarin serb.

Këtë deklaratë, ajo e ka dhënë pasi emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk ka arritur ta bind Kurti për çështjen e dinarit.

“Duke parë veprimin e Kurtit në këto tri vitet e fundit është evidente se Kurti do të tërhiqet edhe për dinarin, por është e pafalshme që një çështje e cila natyrshëm do të zgjidhej me falimentimin e ‘Bankës Komerciale’ u bë temë në Këshill të Sigurimit dhe tash temë dialogu në Bruksel. Degradimi i raporteve të Kosovës me aleatë është me kosto të madhe e të pariparueshme për vendin dhe ky është dëmi me i madh që Kurti po i bën Kosovës”, ka thënë Bajrami për Nacionalen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit