10.4 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Këto janë katër drejtoritë që do i udhëheq PDK-ja në Gjilan

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje të komunës së Gjilanit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në këtë komunë, Riad Rashiti, tregoi për Klankosova.tv drejtoritë që sot të udhëhiqen nga kjo parti në katër vitet e ardhshme.

Drejtoria e Buxhetit dhe Financave, e Shëndetësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Bujqësisë do të kenë në krye anëtarë nga PDK-ja.

Ndërkohë, Rashiti tha se ende nuk dihet emri i nënkryetarit, që po ashtu do të përcaktohet nga kjo parti.

“Ende nuk e kemi caktuar, por sigurisht se do ta caktojmë në ditët në vijim, do të zgjedhet ai që e kryen detyrën më së miri”, u shpreh Rashiti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit