7.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Bashkëpunimi me qytetarët: Policia e dënon 25-vjeçaren që u fut në tejkalim të plotë në Ferizaj

- Advertisement -

NJ.E, 25-vjeçare, është dënuar për kundërvajtje në komunikacion nga Policia e Kosovës, për shkak të tejkalimit në vijë të plotë në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka njoftuar se fotografia u pranua nga një qytetar me anë të aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë personin, e cila me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën ‘’Enver Topalli’’ në Ferizaj. Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’”, thuhet në njoftim.

“Policia, e ftoi qytetarin NJ.E (F/K) e moshës 25 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, deklarohet më tutje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit