6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Këta janë dy zv/drejtorët e Policisë së Kosovës

- Advertisement -

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili para tri jave mori në duar timonin për ta drejtuar institucionin kryesor për siguri dhe rend, tani ka edhe zëvendësit e tij, raporton IO.

Fehmi Hoti, i cili për gjashtë muaj ishte UD i Drejtorit të Përgjithshëm është rikthyer si zëvendësdrejtor.

E në këtë pozitë është edhe Dejan Jankovic. Që të dy edhe më parë kanë mbajtur këto pozita.

Të premten e kaluar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka thënë Sveçla, raporton IndeksOnline.

Ndërkohë sot Drejtori Hoxha ka vizituar Drejtorinë e Policisë në Prizren ku i ka njoftuar për Aprovimin e Strukturës së re Organizative të PK-së, si dhe ka kërkuar angazhim në implementim të Strategjive, në bazë të cilave punon PK-ja.

Me theks të veçantë është potencuar Strategjia e Policimit në Bashkësi dhe e Udhëhequr nga Inteligjenca

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit