10.4 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

“Kështu s’kemi pa asnjëherë”, Zeka ekspozon përdredhjet e pushtetit me rritjen ekonomike

- Advertisement -

Ekonomisti Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka ‘deshifruar’ shtrembërimet e qeverisë Kurti për rritjen ekonomike, duke shpjeguar se si po ndodh manipulimi i treguesve ekonomikë.

“Ajo çka po ndodh aktualisht është paradoksale, dmth flitet për ekonomi, flitet për shifra ekonomike dhe të arritura të biznesit dhe avancim të gjendjes ekonomike, megjithatë ka anomali në mënyrën se si i referohen të statistikave, ngecjeve apo kthimeve mbrapa.” – tha ai.

“Nëse të kaluarën ka pasë një rritje prej 3 për qind, kjo rritje është konfirmu prej organizatave ndërkombëtare por të ketë shtrëmbërim të të dhënve, të ketë një mënyrë të re të pasqyrimit të të dhënave siç bëhet tani që kemi një rritje ekonomike prej 6 për qind në 3 vitet e kaluara – kështu s’kemi pasë asnjëherë.” – tha ai,

Ai argumentoi se manipulimi po bëhet me rritjet ekonomike negative të viteteve pandemike dhe postpandemike duke shtuar se “këto dy vite nuk do duhej të merreshin fare si pikë referuse në krahasime duhet të bëhen”.

“Rritja 6 për qind ështe e vërtete nëse nxirret si mesatare por nxirret si mesatare në ato që ne ekonomi njihen si dy vite të jashtëzakonshme. Për ta sqaru me publikun, çka nënkuptohet me publikun me këto dy vite të jashtëzakonshem të cilat nuk do të duhej të futeshin në shifra për qëllime krahasimore me normën e rritjes ekonomike 2022 e 2023, në ekonomi njihet si data point, dmth si një pikë e të dhënave të të cilat ka pasë lëvizje të signifikante krahasuar me vitet e tjera. Dmth viti 2020 për shkak se ka pasur rritje të madhe negative, dmth kemi pasur rritje negative ekonomike për shkak të pandemisë. Në vitin 2021, prapë kemi pas një kapërcim të madh te data points, të ai set i të dhënave dhe këto dy vite nuk do duhej të merreshin fare si pikë referuse në krahasime duhet të bëhen.” – tha ai më tej. /T7/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit