18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kërkohet që Albin Kurti të ndryshoj qasje ndaj sindikalistëve

- Advertisement -

“Tek Qeveria ime do ta gjeni partnerin që nuk e keni pasur asnjëherë në këto vite e pasluftës”

Kjo ishte deklarata e kryeministrit, Albin Kurti me 1 nëntor 2019 gjatë bashkëbisedimit më kryetarët e sindikatave, pak para se të vinte në pushtet për herë të parë.

Por, këtë partneritet sindikalistët thonë se nuk e gjetën asnjëherë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Sindikata e Policisë, Sindikata e Minatorëve, e ajo e Punëtoreve të Sektorit Privat nuk i fshehin pakënaqësitë me Qeverinë.

Madje për shkak të pakënaqësive për kushtet e punës, javëve të fundit ka pasur protesta e greva për rritje të pagave dhe plotësim të kërkesave tjera.

Që kryeministri Kurti nuk është i qasshëm nga sindikalistët e thotë edhe kryetari i Sindikatës së Sektorit Privatë, Jusuf Azemi.

Të çuditshëm, ndryshimi e qëndrimeve të Kurtit karshi sindikalistëve po e sheh analisti, Fidan Ukaj.

Ukaj madje kërkon reflektim nga ana e Qeverisë sa i përket qasjes ndaj sindikatave.

Gjatë javës që lamë pas, para Qeverisë së Kosovës pati protestë nga ana e pjesëtarëve të Njësisë speciale të Policisë, ndërkohë që minatorët e Trepçës bën një grevë dhjetëditëshe 800 metra në thellësi të tokës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit