21.8 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Kërkohet nga Reali dhe Tottenham, Xabi Alonso

- Advertisement -

Sezoni i mrekullueshëm i Xabi Alonso si trajner i Bayer Leverkusen ka ngritur disa hipoteza për të ardhmen e tij, sidomos ne javët e fundit.

Gjithmonë e më shumë po përflitet për një interesim të Real Madridin dhe Tottenham.

Anglezët kanë shprehur dëshirën e tyre për spanjollin dhe janë të dëshpëruar për të siguruar shërbimet e një trajner pas largimit të Antonio Contes së pari dhe pas shkarkimit të papritur të trajnerit të përkohshëm, Cristian Stellini.

Ndërkohë, në Madrid ende janë në pritur për të kuptuar se çfarë do të ndodh me Ancelotti-n, pavarësisht zërave se italiani do të largohet në fundin e këtij sezoni.

Megjithatë, Alonso duket i qetë për momentin dhe për më tepër, nuk është aspak i surprizuar nga këto lajme.

“Këto thashetheme nuk më befasojnë aspak sepse kam qenë një futbollist profesionist dhe pothuajse jam mësuar me të tilla lajme. Nuk po mendoj aspak për këto zëra, pasi unë jam 100% i fokusuar te fundi i sezonit, me skuadrën time. Kemi mundësinë për të fituar trofe dhe jam totalisht i fokusuar te ndeshjet e radhës. Jo vetëm kaq, por po mendoj edhe për Leverkusin e sezonit të ardhshëm.” – tha Xabi Alonso

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit