12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Akuzat ndaj arbitrit Daniele Chiffi, trajnerët italianë kundër Mourinhos

- Advertisement -

Trajnerët italianë kanë dalë kundër Jose Mourinho-s pas deklaratave të teknikut të Romës kundër arbitrit Daniele Chiffi që drejtoi ndeshjen e “verdhekuqve” kundër Monzas dhe që nxori Celik nga fusha pasi i dha dy kartonë të verdhë në minutën e 90-të dhe 95-ën.

Mourinho tha për Chiffi se është arbitri më i keq me të cilin ka pasur të bëjë gjatë gjithë karrierës së tij.

“Mora mikrofonin që të dëgjohej çfarë thoshte arbitri, për t’u mbrojtur. Ai është arbitri më i keq që kam hasur gjatë karrierës sime. Ne nuk bëjmë atë që bëjnë klubet e tjera. Nuk mund të dalim duke thënë se nuk e duam më këtë gjyqtar, si ekipet e tjera, gjë që bën që më vonë disa arbitra të frikësohen nga skuadra të caktuara. Nuk e kemi atë forcë”-deklaroi portugezi.

Renzo Olivieri, president i AIAC, shoqata e trajnerëve italianë, deklaroi: “Trajnerët italianë janë në anën e gjyqtarëve të kësaj ndeshje. Deklaratat e Jose Mourinhos janë të papranueshme. Në veçanti, pranimi se ai ka marrë mikrofonin në stol për të regjistruar dialogun mes tij dhe gjyqtarëve, duke e justifikuar vendimin si mbrojtje, minon themelet e sistemit. Nderi dhe garancitë duhet të sigurohen për të gjithë. Një muaj më parë AIAC duartrokiti Mourinhon për gjestin e tij para tifozëve të tij në mbështetje të Stankovic, i cili ishte fyer. Është imazhi që ne do të donim që një trajner të kultivonte karizmën e tij. Një cilësi që duhet të rrisë ndjenjën e përgjegjësisë së tyre”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit