21.5 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

- Advertisement -

Kylian Mbappe pritet që të bëhet lojtari më i ri i Real Madridit këtë verë, dhe një njoftim zyrtar nga klubi është më afër se kurrë.

Pas shumë vitesh përndjekje nga klubi spanjoll, ylli francez më në fund do të jetë në gjendje që t’i bashkohet atyre, por lojtari ka bërë një kërkesë unike para se të transferohet.

Sipas asaj që raporton El Chiringuito, Mbappe e pëlqen sportin e golfit. Për këtë arsye, ai ka kërkuar një fushë golfi afër shtëpisë së tij në La Moraleja të Madridit.

Shumica e tifozëve të Real Madridit janë të njohur me këtë sport pasi ish-lojtari i tyre Gareth Bale po ashtu e pëlqente këtë sport dhe kohën e lirë e kalonte duke luajtur golf.

Mbappe me shumë mundësi do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Real Madridit pas finales së Ligës së Kampionëve.

Ai e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në ‘Parc des Princes’, por që fatkeqësisht ajo ndeshje përfundoi me humbje. PSG-ja pësoi me rezultat 3-1 ndaj Toulouse, por Mbappe shënoi përballë tifozëve vendas për herë të fundit.

Pas ndeshjes disa tifozë pritën që Mbappe të mos shqetësohet aq shumë për festën e fitimit të titullit, por ai ua dëshmoi të kundërtën.

Ylli i PSG-së festoi së bashku me kolegët e tij teksa festuan titullin e 12-të të Ligue 1. Përndryshe, PSG-ja do t’i zhvilllojë edhe dy ndeshje në ligë, para se të luajë finalen e Kupës së Francës ndaj Lyonit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit