16 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Ahmetaj: Po shohim një rivalitet apo përçarje në mes të Kurtit dhe Osmanit

- Advertisement -

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk qëndrojnë në linjën e njëjtë të komunikimit.

Në studion e emisionit “Info-Nata” në Tëvë1, Ahmetaj tha se në rastet kur Kurti po dështon, Osmani po futet si faktor i cili tregon se nuk qëndron në një linjë të komunikimit me të.

“Po shohim një lloj rivalitetit apo lloj përçarje në mes të Krutit dhe presidentes sepse pasi aty ku Kurti ka dështuar e shohim atë të dalë si një faktor që tregon se unë nuk qëndroj në linjën e njëjtë por në anën nuk po e ka kurajën që t’i shtyj çështjet përpara që janë të rëndësishme për Kosovën. Në popull përdoret shpesh një shprehje njëri thumbit-tjetri patkoit, kjo është jo rastësisht sepse nuk ka sinkronizim të veprimeve dhe qëndrimeve për të cilat Kosova ka nevojë”, tha Ahmetaj.

Ajo madje e akuzoi presidenten Osmani se në këtë moment u po flitet se Kosova nuk është përfshirë në agjendën e Këshillit të Ministrave në KE, Osmani ka zgjedhur ikjen.

“E kemi një presidente inekzistente me veprime, ndërkohë që në këtë kohë do të duhej të kishte qenë momenti krucial që ajo të ishte krah kryeministrit dhe ta shtyj agjendën përpara, ajo e gjen ikjen nga vendi dhe mosballafqimin dhe kjo nuk është hera e parë, ne e kemi parë në disa raste që Osmani nuk ka qenë e zonja që t’i trajtoj çështjet dhe e gjen ikjen”, u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa e pyetur për qëndrimin e PDK-së sa i përket dërgimit të draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, Ahmetaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së është të shkohet në zgjedhje dhe sipas saj zgjedhjet janë alternativa e vetme për Kosovën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit