18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Kërkesa e Ademit par ndeshjes Kosovë-Izrael: Apeloj të shikuesit të kenë kujdes në sjelljen e tyre

- Advertisement -

Sonte do të zhvillohet ndeshja Kosovë – Izrael, në “Fadil Vokrri” ne Prishtinë.

Në prag të këtij takimi, tashme shteti i Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës si organizatore e kësaj ndeshjeje, kanë marrë të gjitha masat që kjo ndeshje të këtë rrjedhe normale.

Në një interviste për “Radio Kosovën”, ne emisionin “Pasditja Sportive”, presidenti i FFK-se Agim Ademi, tha se institucioni me i madh i futbollit kosovar ka marrë të gjitha masat që ndeshja të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Apeloj të shikuesit që do të jenë në stadium të kenë kujdes në sjelljen e tyre. Kosova deri më tani ka dëshmuar që di të organizoje ngjarje të mëdha dhe jam i bindur që edhe sonte do të jetë e tillë. Besoj fuqishëm në përkrahjen korrekte si gjithmonë për grupin tone “Dardanët” te cilët poashtu japin një mesazh të fuqishëm që ta mbështesim kombëtaren tone. Policia dhe organet tjera shtetërore përkujdesen për sigurinë, ndërsa FFK-ja do ta zbatojë me përgjegjësi te larte protokollin e UEFA-s”, ka thënë Ademi.

Ndeshja Kosove – Izrael do të zhvillohet sonte në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit