11.4 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen pasagjerët dhe personeli

- Advertisement -

Një kërcënim me bombë është raportuar sot në Aeroportin e Prishtinës.

Si shkak janë evakuuar udhëtarë të shumtë dhe personeli.

Duhet përkujtuar që kërcënimet e tilla me bombë ishin të shpeshta edhe gjatë vitit të kaluar.

Në kuadër të këtyre kërcënime në disa raste është raportuar për kërcënime në shkolla, në objekte banesore, por edhe në Aeroportin e Prishtinës.

Në të shumtën e rasteve kur janë raportuar këto kërcënime doli se ishin vetëm “hamendësime” e paralajmërime për panik.

Një rast edhe më i madh i kërcënimit me bombë gjatë vitit të kaluar ishte në kuadër të stacionit të autobusëve.

Për disa herë me radhë në këtë objekt ishin paralajmëruar kërcënime me bombe, ku nevojiten më pas intervenimi i Policisë së Kosovës.

Njësitë e Reagimeve të Shpeshta në kuadër të PK-së në të shumtën e rasteve gjendeshin aty, duke hetuar rastet bashkë me njësitë e tjera.

Si përfundim asnjë nga këto kërcënime të paralajmëruara nuk doli të jetë diçka serioze

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit