Keqpërdorimi i fëmijës nga Kurti, KOMF kërkon nga KQZ-ja të marrë masa

- Advertisement -

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ndërmarrë masa, pasi ka thënë se raportimet në terren tregojnë se fëmijët po përdoren nga subjektet politike në fushata.

KOMF ka kërkuar nga subjektet politike që t’i respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të shmanget përfshirja e tyre në aktivitete të fushatës zgjedhore.

“KOMF u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të shmangin çdo formë të përfshirjes së tyre në aktivitetet e fushatës zgjedhore. Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike përbën shkelje të të drejtave të tyre, cenon mirëqenien e tyre dhe nuk është në interesin më të mirë të fëmijës. KOMF i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të monitorojë aktivitetet e subjekteve politike dhe, në çdo rast kur konstatohet përfshirja ose shfrytëzimi i fëmijëve në fushatë zgjedhore, të ndërmarrë veprimet dhe masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e KOMF.

KOMF po ashtu ka kërkuar nga prindërit që të mos i ekspozojnë fëmijët në aktivitete politike.

Të ngjashme

Të fundit