Vokalisti i “Beartooth”, Caleb Shomo ka folur hapur për jetën e tij personale duke zbuluar se është homoseksual pas më shumë se 14 vitesh martesë me gruan e tij, Fleur Shomo .
Shomo ndau njoftimin emocional të shtunën në Instagram, duke thënë se ndjeu se kishte ardhur koha të sqaronte situatën pas spekulimeve në rritje rreth jetës së tij personale.
“Unë jam një burrë gej krenar”, shkroi Caleb, duke pranuar se ka luftuar privatisht me seksualitetin e tij për vite me radhë, ndërsa lufton edhe me problemet e alkoolit.
Ai tha se të qenit i ‘kthjellët’ nga alkooli e ndihmoi të përballej më në fund me ndjenjat që i kishte varrosur prej kohësh.






