Këndellet Arsenali, mposht Newcastle në Premier League

- Advertisement -

 

Arsenali ka arritur t’i rikthehet fitoreve në Premier League, duke marrë një triumf të rëndësishëm në garën për titull.

“Topçinjtë” mposhtën me vështirësi Newcastle United me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje të luftuar deri në fund, por skuadra londineze arriti të ruajë avantazhin e hershëm, transmeton Klankosova.tv.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Eberechi Eze, i cili realizoi në minutën e 10-të të ndeshjes, duke i dhënë Arsenalit epërsinë që në fillim të takimit.

Me këtë fitore, Arsenali kthehet përkohësisht në krye të Premier League me 73 pikë, duke mbajtur gjallë garën për titull në kampionat.

Të ngjashme

Të fundit