Ndeshje e zjarrtë po zhvillohet në stadiumin e Dortmundit, aty ku tani Anglia e ka barazuar rezultatin ndaj Holandës, në kuadër të gjysmëfinales së EURO 2024.
Gjithçka nisi kur Harry Kane tentoi të godiste në drejtim të portës, teksa u pengua nga Denzel Dumfries.
Gjyqtari Felix Zwayer e shikoi rastin në VAR dhe akordoi penallti për Tre Luanët.
Harry Kane u tregua shumë i saktë, duke shënuar për 1:1 nga 11 metra, kështu për ta barazuar rezultatin.