-1.4 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Kendall Jenner guxon sërish për markën Jacquemus, pozon nudo por si u prit kjo gjë nga fansat?!

Në fillim Kim Kardashian me iniciativën e saj për ndryshimin e klimës me reçipetat e reja të Skims ku dallohen thithkat, tani Kendall Jenner. Modelja ka “revolucionarizuar” Instagramin me fushatën e saj të fundit reklamuese me markën Jacquemus, e cila prezantoi koleksionin e saj të ri, ‘Guirlande’. Për momentin kanë treguar vetëm një pjesë të vogël, ku shihet Kendall totalisht e zhveshur, në kurriz dhe e rrethuar me dritat e pemës së Krishtlindjesh.

Nuk është hera e parë që ajo bën këtë lloj promovimi pasi në vitin 2021, ajo bëri të njëjtën gjë me të njëjtën markë, në atë kohë për linjën ‘La Montagne’. Me atë rast ajo u shfaq krejtësisht e zhveshur, përveç një çantë dore dhe këpucë që ishin pjesë të koleksionit.

Të shumtë ishin fansat që u tmerruan nga postimi, ndërsa disa e vlerësuan modelen si ‘hot’, ndërkohë që kishte edhe nga ata që kritikuan fushatën si “anti-Krishtlindje”. Disa nga komentet ishin:

“E panevojshme!”

-“E neveritshme !!! Çfarë nuk shkon me ju njerëz? Kjo nuk është Krishtlindje!”

-“Okej e pëlqej markën, por kjo nuk është klas.”

-“A kishte vërtet nevojë që marka juaj të ecte në atë rrugë? A duhet ta bëjë çdo markë këtë për të mbijetuar në botën e sotme…” 

Pothuajse e njëjta situatë ishte edhe me motrën e saj Kim Kardashian kur nxorri në treg reçipetat e reja të Skims ku dallohen thithkat. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka treguar si i qëndron ky produkt dhe reagimet siç pritej janë të ndryshme dhe mendimet janë të ndara. Ndërsa disa mendojnë se do të shiten goxha, të tjerë nuk e mbështesin këtë ide. Ndër të tjera, Kim shprehet në video:

“Temperatura e Tokës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Niveli i detit po rritet. Ajsbergët po shkrihen. Unë nuk jam shkencëtare, por besoj se çdokush mund t’i përdorë aftësitë që ka për ta bërë pjesën e vet. Prandaj po prezantoj reçipetat e reja me thithka të dukshme, kështu që pa marrë parasysh se sa nxehtë është, ju gjithmonë do të dukeni sikur keni ftohtë. Ndryshe nga ajsbergët, ato nuk po shkojnë askund”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit