-0.1 C
New York
Sunday, January 12, 2025

Buy now

Kelmendi i njeh një meritë Kurtit: Ndikoi të reformohen LDK dhe PDK, tash janë në formën më të mirë

- Advertisement -

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka njohur “një fitore të madhe” Albin Kurtit, për të cilin tha se ndihmoi që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës të reformohen si parti, dhe se këto dy parti “janë në formën tyre më të mirën në 15-20 vitet e fundit”.

“Një ndër fitoret më të mëdha të Albin Kurtit është ndikimi në reformën e LDK-së dhe PDK-së. LDK-ja dhe PDK-ja sot janë në formën më të mirë tyrën në 15-20 vjetët e fundit. Kjo u pa edhe në tubimet hapëse të fushatës elektorale në Prishtinë, të cilave mund t’i marrë lakmi secila parti politike perëndimore”, tha Kelmendi.

“Sofistikim, qytetërim, koreografi, porosi të kuruara me kujdes, pozitivitet! Kjo e pasuron Kosovën, e pasuron ofertën qytetare! Uroj që e gjithë fushata, nga të gjitha partitë, të përcjellet në frymën e këtillë! Të fitojë më i miri! 👏👏”, tha Kelmendi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit