Komisioni Evropian ka bërë një përmbledhje të turneut të presidentes Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar atë si dëshmi të vrullit që ekziston për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
“Turneu i Presidentes von der Leyen në Ballkanin Perëndimor tregoi vrullin që ekziston për zgjerimin. Progresi është real, reformat mbeten thelbësore dhe BE-ja po i mbështet partnerët në çdo hap të rrugës”, thuhet në një postim në X.
Në kuadër të këtij turneu, Von der Leyen vizitoi edhe Kosovën.
Në Prishtinë, ajo diskutoi për procesin e integrimit evropian të Kosovës, reformat dhe zhvillimet politike në vend, si dhe për mbështetjen që Bashkimi Evropian i ofron Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen përcolli mesazhin se rruga drejt Bashkimit Evropian lidhet me zbatimin e reformave dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.
Komisioni Evropian theksoi se përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është real, por reformat mbeten një element thelbësor në procesin e integrimit evropian






