Katy Perry është bërë pronare e një shtëpie 15 milionë dollarëshe në Montecito. Ajo kishte 4 vite që ndiqte një mosmarrëveshje me ish-pronarin e banesës.
Në korrik 2020, ish-pronari i shtëpisë kishte nënshkruar një kontratë pasurie të paluajtshme duke rënë dakord t’i shiste pronën Perryt, por më vonë pretendoi se ishte nën ndikimin e qetësuesve pas një ndërhyrje të rëndë kirurgjikale në shpinë.
Carl Westcott, i cili vuan nga sëmundja e Huntingtonit, tha se ai e kuptoi atë që kishte nënshkruar kontratën vetëm kur efektet e ilaçeve kundër dhimbjeve u zhdukën disa ditë më vonë dhe në atë moment u përpoq të anulonte kontratën.
Në vendim, Rolling Stone gjithashtu raportoi se gjykatësi vuri në dukje se eksperti mjekësor i Westcott ishte jokonsistent në dëshminë e tij për gjendjen shëndetësore të të moshuarit. Kjo nuk është hera e parë që Katy Perry ka probleme ligjore kur ishte fjala për blerjen e një shtëpie. Në vitin 2015, ajo ishte në një betejë me murgesha të moshuara katolike për shitjen e një manastiri.