Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se derisa në Shqipëri e shtetet fqinje sheh investime çdo ditë, Kosova po përballet me sanksione të BE-së.
Ndërkojë, sipas tij, militantët e Kurtit e cilësojnë si një sukses notimin me goma të traktorit në Ujman.
“Posa del nga dera e shtëpisë mjerimin që ka sjell Kurti e sheh të skalitur në ballin e shumë njerëzve”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
“Disa nga ta të tharë nga fukarallëku e nga vuajtjet që ju shkakton qeverisja e Kurtit i duartrokasin notit të barkëmëdhenjëve me goma të traktorëve në Ujman duke e cilësuar si ‘akt çlirimi’ nga Serbia”.
Por Kastrati ka rikujtuar se Kosova është çliruar në vitin 1999.
POSTIMI I PLOTË:
-
Në Kosovë asnjë investim i huaj. Sanksione 500 milion euro.
Ndërsa, militantët e mjerë e quajnë sukses të Kurtit realizimin e spoteve elektorale të VV-së me disa barkëmëdhenjë me brekë ” Speedo” duke notuar në Ujman me goma të brendshme të traktorëve (nën vëzhgimin e policisë);
2.
Shqipëria hap bazë të NATO-s në Kuçovë, pret miliona turistë dhe realizon vepra madhështore në infrastrukturë si ura gjigante në Kukës, tuneli fantastik i Llogarasë, etj;
-
Serbia nënshkruan marrëveshje për litiumin me kancelarin gjerman Olaf Scholze dhe BE-në që do ti sjell fitime me miliarda ekonomisë serbe.
Serbia organizon ushtrime ushtarake me SHBA. Në Serbi kanë investuar mijëra vende pune kompani gjermane, amerikane, italiane, turke, të Emirateve Arabe, etj;
Noti në Ujman shfaq realitetin e mjerimit të prodhuar nga Kurti. Ky është mjerimi që po na troket te dera çdo ditë dhe që ka pllakosur kogja mendje njerëzore në Kosovë.
Posa del nga dera e shtëpisë mjerimin që ka sjell Kurti e sheh të skalitur në ballin e shumë njerëzve.
Disa nga ta të tharë nga fukarallëku e nga vuajtjet që ju shkakton qeverisja e Kurtit i duartrokasin notit të barkëmëdhenjëve me goma të traktorëve në Ujman duke e cilësuar si “akt çlirimi” nga Serbia.
Ky është mjerimi i Kurtit që ka pllakosur njeriun e thjeshtë të Kosovës!
Ky është mjerimi që po i shkakton plagë thellë e më thellë qytetarëve të Kosovës! Ky është mjerimi që ka sjellur Kurti!
Nuk na duhet çlirimi nga Serbia sepse e kemi realizuar në 1999-tën. Na duhet t’i heqim prangat e mjerimit që Kurti ua ka vendos disave në kokë! Ky është çlirimi i individit. Çlirimi ynë i vërtetë!