1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Kastrati i reagon Kurtit: Hajvanin ta lëmë vetëm, të tregohemi të përgjegjshëm nëse duam që t’ia shkurtojmë jetën politike

- Advertisement -

Ardian Kastrati nga PDK, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili e quajti opozitën “hajvana” në deklarimin e tij në tubimin me qytetarë pas shpalljes së rezultateve të para.

Kastrati tha se Kurti nuk është “një politikan normal”, teksa tha se i njëjti pretendon të bëhet protagonist në Ballakan.

“Duhet ta kujtojmë që Kurti ka rrënuar me mjete luftarake çdo institucion me mbështetje minimale elektorale, duke i fyer ata që guxonin ta sfidonin.

Qytetarit duhet ofruar program, ashtu siç bëri opozita. Por, për ta sfiduar Kurtin duhet më shumë. Nuk jemi në Zvicër. Kurti kurrë nuk ka kërkuar besimin e popullit për të udhëhequr qeverisjen, por për t’u shndërruar në një protagonist të Ballkanit, duke e lënë pas çdo interes të shtetit me çmimin e çdo konflikti të mundshëm, madje edhe të viktimave.

Duke ndier frikën se po i humb roli i protagonistit i cili merret me gjeostrategjitë dhe gjeopolitikat e Ballkanit (rol ky që e ka krijuar dhunshëm dhe në mungesë të një reagimi më të vendosur opozitar), këto ditë kemi qenë dëshmitarë se si i tërbuar ka bërë ftesë për konflikte publike, duke na quajtur hajvana e duke thirr tubime në 12.00 natës në shesh”, ka shkruar Kastrati.

Ai po ashtu tha se Kurtin duhet që opozita ta lë “hajvanin vet le të sjellet si hajvan, por pa u bërë ne pjesë e skenarit të tij”, teksa pati edhe një mesazh për opozitën.

“Sido që të jetë, opozita duhet mirë ta analizoj në javët në vazhdim se çfarë qeverie duam, si e duam, pse e duam, etj. Duhet të tregohemi të përgjegjshëm nëse duam që Kurtit të ja shkurtojmë jetën politike. Na duhet një kabinet me profesionistë me përvojë të GJATË të fushës, por edhe me përvojë se si të përballen me Kurtin në opozitë! Këto nuk janë beteja aspak të lehta!”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit