Karim Benzema mbron Mbappen: Nuk është ai problemi i Real Madridit

- Advertisement -

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappes, pas kritikave që francezi ka marrë për paraqitjet e dobëta të skuadrës madrilene.

Benzema theksoi se është e padrejtë që i gjithë faji t’i hidhet Mbappes, duke kujtuar se sulmuesi po bën detyrën e tij duke shënuar gola.

“Çdo ditë shoh njerëz që fajësojnë Mbappen për rënien e Real Madridit dhe sinqerisht nuk e kuptoj. Çfarë prisni që ai të bëjë? Ai është sulmues dhe po e bën punën e tij duke shënuar gola.

Ai realizon në sulm, ndërsa më pas mbrojtja pëson gola të lirë dhe të panevojshëm. Si mund të jetë Mbappe problemi? Kjo nuk ka aspak kuptim. Futbolli nuk është lojë e një lojtari. Nëse fajësoni vetëm Mbappen, atëherë duhet ta shikoni futbollin ndryshe”, u shpreh Benzema.

Të ngjashme

Të fundit