Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka ndarë projeksionin në ulëse në Kuvend të Kosovës të partive bazuar në rezultatet preliminare.
Megjithatë, këtu s’janë të përfshira votat jashtë vendit dhe ato me kusht.
Postimi i plotë:
Bazuar në projeksionet aktuale të rezultateve për zgjedhjet parlamentare, kjo do të ishte përbërja e Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht mbeten ende për t’u procesuar. Bazuar në trendet e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ato mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve.






