Erikseni kolapson sërish në fushë

- Advertisement -

Futbollisti danez Christian Eriksen ka kolapsuar në fushë gjatë ndeshjes miqësore kundër Ukrainës, por fatmirësisht ka qenë i vetëdijshëm.

“Christian Eriksen është i vetëdijshëm dhe po ndihet mirë, duke marrë parasysh rrethanat”, tha federata daneze e futbollit në një deklaratë në X.

Vlen të përmendet që ndeshja në fjalë është ndërprerë.

Në vitin 2021, Eriksen ishte rrëzuar gjatë një ndeshjeje të Kampionatit Evropian në Kopenhagë, por ia kishte dalë të mbijetonte.

Më vonë, atij i ishte vendosur një pajisje e veçantë për stimulimin e zemrës, e njohur si Defibrilator Kardioverter i Implantueshëm (ICD).

Të ngjashme

Të fundit