Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një depo në Zveçan.
Përmes një njoftimi, policia ka bërë me dije se njësitet patrulluese kanë ndjekur gjurmët e të të dyshuarve, ku janë dërguar në një shtëpi të pabanuar.
Aty, janë kapur dy persona, një femër 39 vjeçare dhe një mashkull 43 vjeçar.
“Në vendin e ngjarjes janë vërejtur edhe gjurmë gjaku, që dyshohet se kanë mbetur gjatë veprimeve të personave të përfshirë në rast. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit, dyshohet se ata janë detyruar të largohen nga objekti në mënyrë të shpejtë.
Njësitë patrulluese kanë ndjekur gjurmët që dilnin nga vendi i ngjarjes, përfshirë edhe gjurmët e gjakut, të cilat i kanë çuar deri te një shtëpi e pabanuar. Aty janë hasur dy persona të dyshuar: një femër me inicialet S.M. (39 vjeçe) dhe një mashkull me inicialet E.H. (43 vjeç), të cilët dyshohet se janë autorët e këtij rasti.
Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i dyshimtë, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë në pronësi të personit të dyshuar E.H” – thuhet në njoftim.
Më vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.