Kapen 46 kg drogë në valixhe në aeroportin “Nënë Tereza”, fluturimi vinte nga Toronto

- Advertisement -

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit.

Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të një fluturimi me itinerar Toronto-Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme, shkruan A2CNN. 

Pas kontrollit fizik të tyre, në prani të poseduesve, u sekuestruan rreth 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis sativa, të ndara në 89 pako.

Dy personat e përfshirë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, ndërsa materialet dhe lënda e sekuestruar janë vënë në dispozicion të organeve hetimore për veprime të mëtejshme procedurale.

Të ngjashme

Të fundit