13.2 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

“Kaos” në tregun farmaceutik, mungojnë produktet bazë

- Advertisement -

Kërkesat për t’u pajisur me ilaçe janë të vazhdueshme.

Mirëpo këtyre interesimeve  të pacientëve, nuk po mund t’u përgjigjen barnatoret në kryeqytet.

Kjo për shkak të mungesës së barnave.

“Fatkeqësisht ne kemi mungesë prej produkteve bazë në këtë rast siç është tretësira fiziologjike që njihet si NACL, apo Glukoza me 5% që është dmth prej produkteve bazë, dmth është banale me qenë mungesë, këto janë çështje esenciale”, tha farmacisti, Gzonit Salihaj.

E së fundmi, sipas Odës së Farmacistëve po mungojnë edhe llojet e antibiotikëve për trajtimin e infeksioneve bakteriale.

E gjitha si pasojë e ligjit për unifikimin e çmimit të barnave, e cila sipas nënkryetarit të Odës, Astrit Haxhijaha, ka sjellë një goditje të rëndë për tregun farmaceutik.

“Po pritet që të kemi mungesë edhe të 1700 lloje të produkteve të tjera në të cilat paraprakisht e kemi lajmëruar MSH që të koordinohemi së bashku”, tha Haxhijaha.

Ndërsa pasojat po i bartin vet pacientët.

“Vetëm kemi informacionet e para që pacientët nga QKUK posaçërisht që janë në trajtim të sëmundjeve akute e kronike po obligohen që barnat bazë t’i kërkojnë në shtetet tjera”, tha ai.

Tëvë1 ka drejtuar pyetje ndaj SHSKUK-së se a janë të pajisur me produkte farmaceutike mirëpo në publikimin e kronikës të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

Megjithatë përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se janë furnizuar mjaftueshëm me produkte farmaceutike.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), lidhur me dezinformatat publike, njofton se ka pasur dhe ka qëndrueshmëri në furnizim me tretësirë për infuzion (NaCl 0.9%- 500 mililitra), për asnjë moment nuk ka pasur mungesë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme”, thuhet në një postim në Facebook.

Sipas këtij institucioni, furnizimi i ardhshëm, i planifikuar që vjen së shpejti përfshinë mbi 80 mijë copë tretje për infuzione NaCl 0.9%-500 mililitra.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit